Shqiptar (Albanian)


 

Demokraci Gjithëpërfshirëse

 


 

Synimet e Demokracisë Gjithëpërfshirëse

Nga Rrjeti i Demokracisë Gjithëpërfshirëse

 

 

I. Arsyeja kryesore e krizës së sotme shumëdimensionale (ekonomike, ekologjike, politike, sociale, kulturore) është përqëndrimi i pushtetit/fuqisë në duart e elitave të ndryshme të cilin e prodhon dhe e ri-prodhon dinamika e sistemit të ekonomisë së marketingut (në formën e sotme të ndërkombëtarizuar) dhe plotësusesi i saj politik, gjoja demokracia që mbështetet te format përfaqësuese të qeverisjes. D.m.th., sitemi politik dhe ekonomik që lindi si fillim në Europë, para pothuajse dy shekujsh.

 

II. Kalimi rrjedhimisht të krizës kronike që filloi me ngritjen e këtij sistemi dhe që u përkeqësua së fundmi me ndërkombëtarizimin e ekonomisë së tregut nuk është i mundur brenda reformave të sistemit, siç mbështesin utopikisht ithtarë të qytetarisë sociale që partitë e Gjelbërta dhe organizata, të cilët në instancë të fundit funksionojnë si apologjetë të sistemit. Kalimi i krizës është i mundshëm vetëm me krijimin e një organizimi të ri, politik, të shoqërisë dhe eonomisë i cili siguron baraz-ndarjen e pushtetit/fuqisë midis gjithë qytetarëve në të gjithë nivelet (politik, ekonomik, social, kulturor). Demokracia Gjithëpërfshirëse përbën rrjedhimisht kalimin përfundimtar të krizës shumë-dimensionale. Synimi përfundimtar është krijimi i një «klase» demokratike globale bazuar në konfederatat e Demokracive Gjithëpërfshirëse të popujve që do të zëvendësojnë klasat hierarkike globale prezente dhe të së kaluarës.

 

III. Demokracia Gjithëpërfshirëse përbën formën më të lartë demokratike meqënse siguron predispozitat institucionale për demokracinë politike (ose direkte), demokracinë ekonomike, demokracinë në nivel social, dhe demokracinë ekologjike. Në nivelin subjektiv, Demokracia Gjithëpërfshirëse themelohet në zgjedhjen ndërgjegjësore të qytetarëve për autonomi dhe jo në dogma, fe dhe sisteme iracionale ose siteme të mbyllur teorikë të cilët nuk lejojnë dyshimin, themelin e demokracisë.

 

IV. Demokracia politike lidhet me krijimin e institucioneve të demokracisë direkte në nivel politik për vendim-marrjen direkte përmes asambleve të qytetarëve në nivel lokal të cilët konfederohen në nivel periferik, kombëtar, dhe përfundimisht në nivel kontinental dhe global dhe përbëjnë porosimarrës të revokueshëm (nga asambletë demotike). Funksionimi i asambleve periferike, kombëtare dhe konfederale është vetëm për zbatimin dhe bashkërendimin e vendimeve të mbledhjeve demotike. D.m.th., demokracia politike siguron ri-mishërimin e shoqërisë me pushtetin politik të popullit (polity) dhe zëvendëson shtetin si pushtet të veçuar mbi qyetarët ku transformon, në esencë, qytetarët në shtetas.

 

V. Demokracia ekonomike lidhet me krijimin e institucioneve të bashkëpronësisë së burimeve të pasurive prodhuese (d.m.th., të burimeve të pasurisë të përbashkët) dhe kontrollit të përbashkët nga bashkitë/demoset, d.m.th., nga asambletë e qytetarëve. Sistemi i ekonomisë së tregut që ka çuar në akumulimin gjigand të pasurisë në duart e pakicës, në papunësi, në nënpunësi, në pasiguri, shkatërrimin e shërbimeve sociale gjithashtu dhe katastrofën ekologjike zëvendësohet me institucione të rinjë të kontrollit demokratik të mjeteve të prodhimit me synim plotësimin e nevojave bazë të të gjithë qyetarëve, gjithashtu dhe lirinë e zgjedhjes së individit sa i përket plotësimit të nevojave jo bazike, sipas zgjedhjes së tij për punë/kohë të lirë. Demokracia ekonomike siguron ri-mishërimin e shoqërisë me ekonominë dhe zëvendëson ekonominë monetare dhe dinamikat e tregut, të cilat ndajnë qytetarët në të privilegjuarë, që tej-plotësojnë çdo nevojë reale ose fantastike, dhe jo të privilegjuarve që janë në pamundësi që të mbulojnë qoftë edhe nevojat e tyre bazike.

 

VI. Demokracia në nivelin social lidhet me ndërtimin e institucioneve të vetë-drejtimit në fabrika, zyra dhe përgjithësisht në vendet e prodhimit dhe shërbimeve, përfshirë dhe çështjet kulturale —MKM, artet etj., gjithashtu dhe në vendet e arsimit. Mbledhjet e punëtorëve/studentëve etj. sigurojnë vetë-drejtimin e vendeve të punës dhe prodhimit, arsimit etj. në bazë të synimeve të përgjithshme që vendosin mbledhjet e përgjithëshme dhe parapëlqimet e qytetarëve si prodhues por edhe si konsumatorë. Një shebull që përshkruan përgjithësisht se si do të mund të funksiononte një demokraci ekonomike dhe veçanërisht se si do të mund të merreshin vendimet e qytetarëve si anëtarë të asambleve demotike në lidhje me vendimet e qytetarëve të organeve vetë-drejtëtuese përshkruhet në fashikullin 2 të Revistës Demokraci dhe Natyrë dhe në më shumë detaje në librin Demokracia Gjithëpërfshirëse (Kastanioti, 1999), kapitulli. 6 & Demokraci Gjithëpërfshirëse: Pas 10 vjetësh (Shtypi i Lirë), kapitulli. 6.

 

VII. Demokracia ekologjike lidhet me ndërtimin e institucioneve dhe kulturës që sigurojnë ri-mishërimin e shoqërisë në Natyrë. Kjo do të thotë se synimi i veprimit ekonomik nuk është «zhvillimi» i sotëm eko-katastrofik që imponojnë recetat e konkurrencës dhe fitimit/kapitalit por plotësimi i nevojave të të gjithë qytetarëve në një mënyrë që siguron cilësinë reale të jetës që vetëm marrëdhënia harmonike e Shoqërisë dhe Natyrës mund të sjellë. Demokracia ekologjike është rrjedhimisht e pamundur që të arrihet në sistemin prezent të ekonomisë së marketingut dhe të «ekonomisë së zhvillimit», por as edhe në një sistem që ka gjithashtu si synim zhvillimin, siç është sistemi centralist i ish. «socializmit ekzistent».

 

VIII. Demokracia Gjithëpërfshirëse nuk është as rezultat i mundësive që krijojnë disa «ligje» ose «tendenca» të zhvillimit social që gjoja i imponon Historia ose Natyra, por as edhe një tjetër utopi, si ato që proklamohen në hapësirën e libertarëve. Demokracia Gjithëpërfshirëse rrjedhimisht është e papërputhshme me çdo sistem teorik dhe natyrisht çdolloj iracionalizmi fetar (ose jo). Demokracia Gjithëpërfshirëse përbën sintezën por edhe kapërcimin e lëvizjeve për socializëm, demokracisë dhe autonomisë gjithashtu edhe të lëvizjeve të reja sociale për barazinë pavarsisht gjinisë, fisit, kombësisë, kulturës dhe identitetit seksual.

 

IX. Kapërcimi te Demokracia Gjithëpërfshirëse kushtëzon krijimin e një lëvizje masive në nivel lokal, periferik, kombëtar dhe së fundmi kontinental dhe demokracisë përfaqësuese me institucione politike, ekonomike, dhe demokracisë ekologjike gjithashtu dhe demokracisë ne nivel ekonomik. Kjo lëvizje ndërhyn në të gjithë nivelet (politik, ekonomik social, ekologjik, kulturor) me synim ndërtimin e institucioneve të rinjë dhe kulturës. Kjo ndërhyrje nuk shfaqet thjesht me ndërtimin e jetëve alternative individuale dhe të përbashkët («përmes shembujve»), veprimit direkt, ose pjesëmarrjeve në zgjedhjet lokale por me kombinimin e të gjithë këtyre mënyrave (dhe mënyrave të tjera të ngjashme) të veprimit –si kusht që të gjithë këto aktivitete do të integrohen në një program politik gjithëpërfshirës të ndryshimit rrënjësor social me Demokracinë Gjithëpërfshirës. Pjesëmarrja në zgjedhjet lokale (të vetmet zgjedhje që përputhen me synimin e Demokracië Gjithëpërfshirëse) synon vetëm në krijimin e institucioneve dhe kulturës së Demokracisë Gjithëpërfshirës në shkallë sociale të rëndësishme. Synimi përfundimtar është krijimi i një pushteti dyjar në lidhje me pushtetin prezent, përmes krijimit të kuptimit masivë që sjellë beteja për institucionet e rinjë gjithashtu edhe themelimi i njëjtë i institucione të rinjë. Kur shumica e qytetarëve ka pranuar principet e organizimit të demokracisë dhe merr pjesë masivisht në institucionet e rinjë atëherë asnjë fuqi nuk mund të ndalojë shkatërrimin e sistemit prezent të përqëndrimit të pushtetit/forcës në duart e pakicës, që është shkaku i të gjithë shkatërrimeve për shumicën e gjenezës njerëzore.

X. Synimi i ndërmjetshëm është ndërtimi i një Rrjeti Qytetarësh për Demokracinë Gjithëpërfshirëse që do të synojë krijimin e një demokracie alternative ndërgjegjësore, përmes ndërhyrjes politike por edhe aktiviteteve kulturale, me synim përfudimtar kontributin për krijimin e një lëvizje politike më të gjerë për kalimin e Demokracisë Gjithëpërfshirëse. Një hap i parë në këtë drejtim do të mund të ishte krijimi e grupeve të studimit të Projektit të DGJ, të cilat do të sillnin mundësinë për thellimin e njohurisë së aktivistëve në hallkat e ndryshme të Projektit, përfshirë edhe temave të rëndësishme të strategjisë dhe taktikës.

 

  

 

HOME